Telegrafi

Aeroport, normalizohen fluturimet

Fluturimet u anuluan për shkak të borës së dendur dhe erës së fortë.

"Aeroporti ka qenë i hapur gjatë gjithë kohës edhe ditën e shtunë. Pista ka qenë e hapur dhe stafi i kompanisë në gjendje gatishmërie. Por për shkak të dukshmërisë së ulët si pasojë e të reshuarave dhe erës së fortë, aviokompanitë kanë vendosur të mos aterojnë", thanë zyrtarët për informim të kësaj kompanie.

Ndërsa gjatë ditës së sotme janë realizuar pothuajse të gjitha fluturimet e paraprara për paradite, 14 të tilla, ndërsa gjatë pasdites pritet të realizohen edhe 9 fluturime. /telegrafi/