Site icon Telegrafi

Aeroplanmbajtësja “Harry Truman” godet ISIS-in

Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga viti 2003 ka kryer sulmin me një aeroplanmbajtëse në Detin Mesdhe me objektiv në Lindjen e Mesme , transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas këtyre të dhënave janë sulmuar pozicionet e terroristëve të Shtetit Islamik me aeroplanmbajtësen ” Harry Truman “, i cili mbërriti në Detin Mesdhe nëpërmes kanalit të Suezit.

Tani për tani nuk është bërë e ditur nëse janë qëlluar caqet e terroristëve të ISIS-it në Siri apo në Irak.

Një përfaqësuesi i lartë i marinës amerikane tha se ky hap ka treguar se aeroplanmbajtësja është në gjendje për të arritur misionin ushtarak edhe duke lëvizur nga një bazë në një tjetër .

Exit mobile version