Telegrafi

Aeroplanmbajtësja britanike e gjatë 280 metra dhe që peshon 65 mijë tonë, kthehet në shtëpi (Foto/Video)

Luftanija më e avancuar e ushtrisë britanike që ndonjëherë është ndërtuar, është kthyer në shtëpi.

Anija HMS Queen Elizabeth që ka kushtuar 3 miliardë funte, ka arritur sot në portin e Portsmouth, një ditë para orarit të paraparë, transmeton Telegrafi.

Kjo aeroplanmbajtëse e cila njëherit kryen edhe rolin e luftanijes së pajisur me armë të rënda, konsiderohet si anija më e madhe ushtarëve që ndonjëherë Britania ka pasur, dhe po kjo anije pritet të jetë gardiani kryesor i këtij vendi për 50 vitet e ardhshme.

Lexo po ashtu Kjo është aeroplanmbajtësja e re më e madhe në botë e ushtrisë amerikane, e cila ka kushtuar plot 13 miliardë dollarë (Foto/Video)

E gjatë plotë 280 metra, ajo peshon 65 mijë tonë dhe mund të përshkoj plot 500 milje brenda një dite.

Brenda kësaj anije gjigant mund të akomodohen deri ne 700 pjesëtarë të ekuipazhit, kurse është e njohur me nofkën Big Lizzie. /Telegrafi/