Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanmbajtësja e klasit Nimitz USS Harry S. Truman (CVN 75) u përfshi në një përplasje me anijen tregtare Besiktas-M rreth orës 23:46 me orën lokale, më 12 shkurt, ndërsa operonte në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdheut F.S.
🚨JUST ANNOUNCED: US aircraft carrier USS Harry S. Truman has collided with a merchant ship near Port Said, Egypt. https://t.co/7hZGiHxfGB
FLASHBACK: Two US Navy pilots shot down over the Red Sea, where a U.S. Navy F/A-18F Super Hornet from USS Harry S. Truman was accidentally… pic.twitter.com/XVpMxh7hT5
— AJ Huber (@Huberton) February 13, 2025
Aksidenti përfshiu një përplasje të rrallë të dy anijeve të mëdha pasi aeroplanmbajtësja 100,000 tonësh u përplas me anijen tregtare 53,000 tonësh Besiktas-M, një anije mallrash me flamur panamez.
Aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj kishin operuar në Detin e Kuq që nga mesi i dhjetorit, si pjesë e misionit për të penguar sulmet militante Houthi të nisura nga Jemeni në anijet tregtare që kalojnë tranzit në rrugën ujore jetike. /Telegrafi/