Aeroplanmbajtësi amerikan Carl Vinson po bënë historinë në Vietnam, është hera e parë që një anije e kësaj madhësie ka vizituar këtë vend që kur përfundoi Lufta e Vietnamit, shkruan Telegrafi.
Anija me mbajtje bërthamore është ankoruar në portin e Danang, ku trupat luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u paraqitën për herë të parë në luftë, duke e bërë këtë një vend shumë simbolik.
Vizita ka për qëllim të tregojë lidhjet ushtarake në vendeve, por analistët thonë se është një mesazh drejtuar Kinës.
Kjo vizitë vjen kur Kina njoftoi se ka ndarë një buxhet ushtarak prej 1.11 trilionë juanë, apo 158 miliardë dollarë, një rritje prej 8 për qind në vitin e kaluar.
Në fakt Kina është superfuqi në këtë rajon dhe deri tani është partneri më i rëndësishëm tregtar për Vietnamin.
Pra, udhëheqja komuniste e Vietnamit është duke u kujdesur për të shmangur çdo hap që mund të shqetësojë marrëdhëniet me fqinjin e saj gjigant. /Telegrafi/