Të 47 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e një fluturimi Air Niugini Boeing 737-800 u shpëtuan në mënyrë të sigurt pas rrëzimit të një aeroplani i cili “aterroi” premten në mëngjes në një lagunë të Paqësorit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani përfundoi në ujë ndërsa përpiqej të mbërrinte në ishullin Chuuk në Shtetet Federale të Mikronezisë.
Mediat raportojnë se njerëzit janë evakuuar nga aeroplani, i cili u rrëzua në ujërat në Weno, Chuuk në Mikronezi.
Si rezultat ishte angazhuar një flotë e anijeve të vogla, të cilat kishin shkuar për të shpëtuar pasagjerët.
Ndërkohë, pasagjerët dhe ekuipazhi u dërguan në spital, por nuk u raportuan lëndime serioze.
Air Niugini është linja ajrore kombëtare e Papua New Guineas dhe ka qenë në veprim që nga viti 1973. /Telegrafi/