Site icon Telegrafi

Aeroplanit nuk i hapen rrotat gjatë aterrimit, piloti shfrytëzon hundën e fluturakes për të zbritur sigurt në pistë (Video)

Një pilot ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur të kryej një ulje emergjente edhe pse nuk i kishte dy rrotat e para të aeroplanit.

Pamjet rrëqethëse të publikuar në internet, shfaqin momentin kur aeroplani derisa tenton të aterroj në pistë nuk i hapen rrotat dhe përfundon duke u përplasur me “hundën” e aeroplanit, me të cilën e përshkon gjithë pistën, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në vendin e ngjarjes kishin dalur ekipet e zjarrfikësve, duke menduar se mund të vjen deri te ndonjë shpërthim, piloti falë përvojës arriti ta zbret në tokë pa pësuar as më të voglin lëndim të gjithë ata që ishin brenda.

Dy pilotët dhe gjashtë pasagjerët mund të cilësohen si personat më me fat, për faktin se aterruan në pistë pa dy rrotat e para duke e shfrytëzuar hundën e aeroplanit si rrota.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në aeroportin Olaya Herrera në Medellin të Kolumbisë, ndërkaq ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që quan në mos hapjen e rrotave të aeroplanit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6acbWUWlj6I

 

 

Exit mobile version