Site icon Telegrafi

Aeroplanit i ndaloi motori gjatë fluturimit, kamera në kabinë kapi pamjet rrëqethëse (Video)

Chad Barber është piloti me eksperiencë, që shmangu përplasjen me tokën shkaku i ndalimit të motorit të aeroplanit gjatë fluturimit, teksa po krzente një ushtrim në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Piloti 26-vjeçar, që është entuziast i aeronautikës, ia ka dalë ta mbante aeroplanin në pozitë vertikale, teksa bënte përpjekje që ta niste sërish, transmeton Telegrafi.

I pajtuar me fatin se mund të përplasej në çdo moment, Barber bëri manovra që të mos binte mbi vendbanime apo shtigje ku mund të ketë njerëz.

Më poshtë mund të shihni pamjet rrëqethëse, që janë marrë nga kamera e vendosur në kabinë, kur helika ishte e ndaluar dhe fluturakja vetëm pluskonte.

Kjo është hera e parë, që këtij aeroplani akrobatik i ka ndaluar motori, i cili u ndez në saje të shkathtësisë së pilotit. /Telegrafi/

Exit mobile version