Telegrafi

Aeroplanit me 150 udhëtarë i përfundoi pista, iu pamundësua nisja e fluturimit

Nisja nga një aeroport në afërsi të Moskës së Rusisë, një aeroplan me 150 udhëtarë e ka pasur të pamundur, për shkak se piloti nuk i bëri llogaritë e duhura.

Me të dalë prej pistës, aeroplani përfundoi në hapësirën e jashtme dhe iu pamundësua nisja e fluturimit, ndërsa përfundoi në një re me pluhur, transmeton Telegrafi.

Vetëm disa drita anësore janë dëmtuar, gjë që nuk ka penguar, që fluturimi të kryhej pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, dalja nga pista nuk është gjë e thjeshtë sepse mund të shoqërohet edhe me pasoja të ndryshme. /Telegrafi/