Aeroplanit gjigant të tipit Airbus i janë bërë disa modifikime që në shikim të parë duket si një balenë që fluturon.
Kjo fluturake e re e quajtur BelugaXL, është prezantuar gjatë kësaj jave në Toulouse të Francës, transmeton Telegrafi.
Punonjësve të kësaj kompanie u është kërkuar ta votojnë dizajnin e ri të aeroplanit, ku 40 për qind votuan pro ndryshimeve.
Airbus A300-600ST për herë të parë ka fluturuar më 13 shtator të vitit 1994, dhe zyrtarisht ka marrë emrin “Super Transporter”.
Megjithatë me kalimin e viteve fitoi nofkën “balena Beluga” që trupin e ka të punuar në formë të një balene. /Telegrafi/