Një aeroplan i vogël Cessna Site 560X me katër pasagjerë goditi sot një ndërtesë në shtetin e Connecticut dhe mori flakë.
Deri tani nuk ka raporte për viktima apo dëme materiale.
Aeroplani u ngrit rreth orës 10:00 me kohën lokale nga Aeroporti Robertson, para se të godiste ndërtesën e fabrikës “Trump”, njoftoi togeri i Policisë së Farmington, Tim McKenzie, raportoi AP.
“Kishte një problem në ajër. Aeroplani fillimisht goditi tokën, pastaj goditi ndërtesën”, tha Mackenzie.
Aeroplani ishte duke shkuar drejt qarkut Der në Manteo, në shtetin e Karolinës së Veriut, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA).
Të gjithë ata që ishin në objektin ku goditi avioni u llogaritën të gjallë dhe askush nuk u transferua në spital, shtoi McKenzie. /Telegrafi/
Plane CRASHES in industrial building in central #Connecticut, setting it ablaze, area EVACUATED
Police & emergency teams are responding after a plane crashed into the Trumpf advanced tech R&D building near Robertson Airport in Farmington, Connecticut, area evacuated pic.twitter.com/mraItckE2i
— Kaala_Nag (@Kaala_Nag) September 2, 2021