Telegrafi

Aeroplani i ushtrisë iraniane rrëzohet në vullkan, banorët dëgjuan një shpërthim të madh – ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit

Një aeroplan ushtarak i Iranit është rrëzuar në malet Sabalan, në provincën Ardebil. Ekipet e shpëtimit janë dërguar për t’i kërkuar të mbijetuarit.

Nuk dihet se për çfarë lloj aeroplani bëhet fjalë, si dhe sa persona gjendeshin brenda fluturakes në momentin kur është rrëzuar, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për MIG 29. Ndërkaq sipas dëshmitarëve, ata kanë parë një aeroplan luftarak të ushtrisë iraniane duke u rrëzuar në afërsi të një vullkani aktiv.

Banorët lokalë kanë bërë të ditur se kanë dëgjuar një krismë të madhe në momentin që aeroplani pati kontakt me tokën. /Telegrafi/