Telegrafi

Aeroplani ushtarak u rrotullua derisa përpiqej të nisej (Video)

Gjatë një shfaqje në Verdun të Francës, një aeroplan ushtarak është rrotulluar në momentin që përpiqej të nisej.

Fluturakja që ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore, nuk ia ka dalë të ngrihej nga toka dhe ka humbur kontrollin, duke marrë dëmtime të shumta, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit janë vënë në ndihmë të pilotit, që është nxjerrë më mjaftë lëndime dhe u dërgua në spital.

Ata u vunë në ndihmë, derisa aeroplani ishte ende i ndezur dhe mund të mund të eksplodonte në çdo moment. /Telegrafi/