Një aeroplan ushtarak është përplasur në gjirin Port Philip të Viktorias jugore në Australi, pas një incidenti ajror me një aeroplan tjetër.
Dhe një kërkim është duke u zhvilluar për një pilot dhe pasagjer të cilët ishin në bordin e aeroplanit të vogël të stilit ushtarak që u ra në ujë.
Në incident thuhet se u përfshinë dy aeroplanë Viper S-211 Marchetti të prodhimit italian, të cilët shpesh përdoren për stërvitje ushtarake, përcjell Telegrafi.
Raportohet se për rastin e ndodhur janë kontaktuar edhe shërbimet e urgjencës, të cilët përgjegjësinë për incidentin ia dorëzuan policisë.
Edhe aeroplani tjetër mbante dy persona, por arriti të ulej i sigurt në aeroportin e Essendon.
Vendi i ngjarjes u kontrollua nga tre helikopterë të shpëtimit, së bashku me autoritetet ujore dhe njësitë vullnetare të shpëtimit detar.
Mediat raportojnë se është duke u zhvilluar një kërkim për pilotin dhe pasagjerin që ishin në bordin e aeroplanit ushtarak që u përplas.
Ata janë raportuar të zhdukur dhe trupat e tyre nuk janë gjetur ende. /Telegrafi/