Ky është momenti dramatik, kur turistët janë frikësuar dhe kaplohen nga paniku shkaku i aeroplanit që kaloi shumë pranë tyre.
Pamjet e shfaqin fluturaken ushtarake, teksa kalon me shpejtësi mbi një plazh në Aveiro të Portugalisë, transmeton Telegrafi.
Forcat Ajrore të Portugalisë, kanë deklaruar se piloti praktikant i këtij aeroplani P-3C Orion, është dashur të fluturojë sa më poshtë, në mënyrë që të identifikojë disa barka peshkatarësh që lundronin në bregdet. /Telegrafi/