Një aeroplan i Austrian Airlines u ul i sigurt në Vjenë pasi një stuhi e fortë breshëri “grisi” pjesën më të madhe “të konit të hundës” së aeroplanit dhe la xhamat me të çara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi OS434, një Airbus SE A320 23-vjeçar, u ndesh me stuhinë pasi u largua nga Palma de Mallorca në orën 15:55 të dielën.
Austrian Airlines A320 severely damaged by a hailstorm while on approach to Vienna Airport in Austria. Despite the damage to the aircraft's nose and windscreen the pilots landed safely. pic.twitter.com/AIa7aL9HEQ
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) June 9, 2024
Dhe fotot e postuara në internet treguan dëmet që iu shkaktuan aeroplanit.
Në incidentin e së dielës, pilotët austriakë shpallën gjendjen emergjente dhe u ulën në mënyrë të sigurt në Vjenë, tha linja ajrore në një postim në X. Asnjë pasagjer nuk u lëndua. /Telegrafi/