Site icon Telegrafi

Aeroplani u ngrit me ‘dy xhama dritaresh të munguara’ dhe arriti në më shumë se 3 mijë metra lartësi – përpara se dikush ta kuptonte se kishte një problem

Një aeroplan komercial u ngrit me dy xhama dritaresh të munguara dhe arriti më shumë se 3 mijë metra lartësi përpara se dikush të kuptonte se diçka nuk ishte në rregull, sipas “Air Accidents Investigation Branch”.

Dhe kjo mungesë, siç supozohet ndodhi për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga dritat me fuqi të lartë gjatë një ngjarje xhirimi.

Incidenti, i cili përfshiu një Airbus A321, ishte subjekt i një buletini special të lëshuar nga AAIB javën e kaluar, duke detajuar ngjarjet që ndodhën më 4 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, më 4 tetor, aeroplani u nis nga Aeroporti Stansted i Londrës për në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos.

Në të ishin tre pilotë, një inxhinier, një ngarkues, gjashtë ekuipazh të kabinës, si dhe nëntë pasagjerë dhe ishte planifikuar për një rrugëtim shumë-ditor, thuhet në buletin.

Por pak pas nisjes, disa pasagjerë vunë re se kabina e aeroplanit dukej edhe më e ftohtë dhe më e zhurmshme se zakonisht, sipas buletinit.

Ekuipazhi i fluturimit vendosi të ndalojë ngjitjen e aeroplanit në rreth 4 mijë metra dhe të zvogëlojë shpejtësinë, pavarësisht se nuk kishte ndonjë “indikacion anormal” në funksionet normale të sistemit të presionit të aeroplanit.

Një inxhinier dhe një pilot u dërguan më pas për të parë dhe u ra dakord që ai të kthehej në Stansted dhe u ul 36 minuta pas nisjes, thuhet në buletin.

Pasi u parkua, ekuipazhi i kabinës inspektoi aeroplanit dhe zbuloi se dy dritare – xhamat e brendshëm dhe të jashtëm – mungonin, thuhej në buletin.

AAIB tha në buletin se incidenti mund të kishte pasur pasoja shumë “më të rënda”. /Telegrafi/

Exit mobile version