Site icon Telegrafi

Aeroplani u lëshua me tym të kaltër për të treguar gjininë e fëmijës – festa madhështore që Tuna organizoi gjatë shtatzënisë

Foto: Tuna/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është bërë nënë për herë të dytë pak ditë më parë.

Ajo solli në jetë një tjetër djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.

Tuna arriti që gjatë gjithë shtatzënisë të qëndrojë e distancuar nga mediat, duke e mbajtur tërësisht private pritjen e ëmbël.

E teksa vetëm rrethi i saj i ngushtë e dinin për shtatzënie, Tuna kishte organizuar një festë të veçantë për beben në ardhje, ku njëherësh kishte zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Foto: Tuna/Instagram

Këtë festë, ajo e kishte realizuar në aeroportin e Shkupit, ku me ç’rast për ta bërë edhe më emocionues momentin e kumtimit të gjinisë, ajo kishte aranzhuar nisjen e një aeroplani, tymi i së cilës do të tregonte se çfarë priste të sjellë në jetë artistja.

Foto: Tuna/Instagram

Tymi i kaltër do të simbolizonte gjininë mashkullore, ndërkohë ai rozë gjininë femërore.

Foto: Tuna/Instagram

Dhe me t’u ngritur aeroplani, ai lëshoi tymin me ngjyrë të kaltër, duke bërë kështu të ditur se Tuna ishte në pritjen e ëmbël të një tjetër djali.

Foto: Tuna/Instagram

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një video nga kjo festë e veçantë, e cila ishte organizuar muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version