Pasagjerët kanë mbetur të shtangur kur aeroplani i tyre iu shmang me vështirësi një “tullumbaceje” që lëvizte teksa ishin gati të uleshin në Brazil.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët regjistruan pamjet e pabesueshme që tregonin se sa afër ishte aeroplani i Qatar Airways me “balonën” që ishte “në rrugën e tij”.
Qatar Airways Boeing 777-300 (A7-BEV, built 2018) was forced to make an evasive maneuver on final approach to Sao Paulo-Guarulhos Intl (SBGR), Brazil, when an unmanned hot air-balloon drifted into the approach path. Flight #QR779 from Doha landed safely. https://t.co/z0waOu7fuQ pic.twitter.com/8nOtN163mV
— JACDEC (@JacdecNew) July 3, 2022
Si pasojë, baloni e detyroi pilotin të kthente aeroplanin në të djathtë për të shmangur një aksident të mundshëm tragjik.
Siç bëhet e ditur më tej, piloti i Boeing 777, i cili ishte nisur nga Doha në Katar të dielën në mëngjes, u detyrua të bënte një “manovër” kur aeroplani iu afrua pistës së zgjatur në São Paulo, Brazil.
Dhe gjithashtu një banor vendas, Rafael Freitas arriti të kapte një foto të balonës teksa i afrohej rrezikshëm aeroplanit.
Për fat të mirë, fluturimi QR779 u ul i sigurt “si normalisht”, tha një zëdhënës i Qatar Airways për news.com.au dhe deklaroi se kufijtë e sigurisë mbaheshin në çdo kohë.
“Kapiteni paraqiti një raport pas fluturimit, i cili tani po hetohet nga autoritetet braziliane”, ka bërë të ditur zëdhënësi. /Telegrafi/