Site icon Telegrafi

Aeroplani transportues i forcave ajrore të Australisë fluturon pak metra mbi ndërtesat e larta, qytetarët kritikojnë veprimin e pilotit (Video)

Punëtorët e kompanive të ndryshme që ishin nëpër zyrat e tyre në ndërtesat shumëkatëshe, mbetën të habitur kur para syve tyre u shfaq duke fluturuar aeroplani gjigant transportues i forcave ajrore të Australisë.

Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Boeing C-17 që po merrte pjesë në një festival në Brisbane, kurse fluturimi i tij afër ndërtesave të larta i ka frikësuar shumë qytetarët të cilët i telefonuan policisë, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i pilotit është cilësuar si i “panevojshëm dhe shumë i rrezikshëm”, që ka mundur t’i kushtojë me jetë atij dhe shumë personave tjerë, për faktin se vetëm pak metra e ndanin nga përplasja e ndonjë ndërtese.

“Një gabim më i vogli do të shkaktonte shpërthim të fuqishëm. Edhe pse kishte për qëllim të argëtojë masën, ishte një veprim shumë i gabuar i pilotit”, ka deklaruar një qytetar i Australisë. /Telegrafi/

Exit mobile version