Gomat e një aeroplani shpërthyen në flakë pas një uljeje të vështirë në Mbretërinë e Bashkuar të enjten mbrëma.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, transportuesi i ngarkesave u ul në Aeroportin East Midlands pasi u nis nga Leipzig në Gjermani herët në mbrëmje.
Imazhet dramatike tregojnë rrotat e Kalitta Air Boeing 747 të ndezura pasi përplasen në asfalt.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, aeroplani besohet të ketë ‘gëlltitur diçka’ ndërsa po afrohej në Derby.
Dëshmitari, i cili ndau fotografitë me Sky Scan World, tha se së bashku me flakët dramatike, pati edhe një zhurmë të fortë ndërsa aeroplani gjigant aterroi.
Nuk besohet se dikush u plagos në incident. /Telegrafi/