Site icon Telegrafi

Aeroplani rus me pasagjerë aterron gabimisht në një lumë të ngrirë

Një aeroplan pasagjerësh me 34 persona në bord ka aterruar në një lumë të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë.

Asnjë nuk u lëndua kur aeroplani i avio-kompanisë “Polar Airlines”, një Antonov An-24 nga era sovjetike, ka zbritur sot jo shumë larg nga toka, në lumin e ngrirë të Kolymas.

Aeroplani aterroi jashtë pistës së aeroportit Zyryanka, raporton bbc.

Hulumtimet fillestare thonë se faji ishte i pilotit. Në bord ishin tridhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.

Fluturimi PI217 largohej nga Jakutska, kryeqyteti i republikës së Sakha në Lindjen e Largët të Rusisë.

Imazhet treguan aeroplanin pothuajse në qendër të lumit të ngrirë Kolyma në Siberinë Lindore.

Ndryshe, temperaturat në Zyryanka bien në rreth -40 gradë Celsius në këtë kohë të vitit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version