Site icon Telegrafi

Aeroplani rrokulliset gjatë uljes në pistën e aeroportit në Toronto, lëndohen tetë persona

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos, Kanada, ku zyrtarët e këtij vendi kanë konfirmuar incidentin.

Televizioni CBS raporton se fluturakja është rrokullisur përmbys gjatë zbritjes në pistë, ku si pasojë janë lënduar tetë persona, transmeton Telegrafi.

Aeroporti Pearson ka njoftuar se ishte aeroplani i aviokompanisë Delta që po arrinte nga Minneapolis, kurse ekipet emergjente kanë dalë në terren.

Në një kumtesë në X thuhet se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë nxjerrë nga fluturakja.

“Ka ndodhur një rrëzim aeroplani, por nuk i dimë rrethanat si ka ndodhur”, tha Sarah Patten nga policia rajonale në Ontario.

“Shumica e pasagjerë janë nxjerrë dhe nuk kanë pësuar lëndime, dhe po tentojmë të sigurohemi që askush nuk ka mbetur në fluturake”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version