Një aeroplan ushtarak pakistanez u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u rrëzua në një vend të banuar, ku edhe shpërtheu.
Si pasojë, bëhet e ditur se kanë gjetur vdekjen 17 persona, ndërsa 18 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Avioni u rrëzua në Ravalpindi, dhe pas shpërthimit një zjarr i madh shpërtheu në aeroplanin e shkatërruar. /Telegrafi/