Site icon Telegrafi

Aeroplani rrëzohet në det para syve të pushuesve në Australi, autoritetet në kërkim të tre pasagjerëve të zhdukur

Një video amatore shfaq momentin kur një aeroplan i vogël përplaset në det në afërsi të një pike të njohur turistike, pak sekonda pasi ishte ngritur në ajër para syve të shumë pushuesve.

Piloti dhe gjashtë pasagjerët ishin në bord, kur aeroplani privat Cessna 208 u përplas në ujë në afërsi të gjirit Thompson në ishullin Rottnest, rreth 19 kilometra nga brigjet e qytetit australiane Perth, transmeton Telegrafi.

Një operacion i madh i kërkim-shpëtimit vazhdoi deri në orët e vona, për tre personat që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin aeroplanin që bie pingul në drejtim të ujit, dhe habit shumë pushues që gjendeshin jo shumë larg vendit ku ndodhi përplasja.

Dy gra të moshës 40-vjeçare dhe një pasagjer i tretë janë dërguar në spitalin Fiona Stanley të Perthit, ku nga atje është konfirmuar se kanë pësuar lëndime të rënda por që nuk ua rrezikojnë jetën.

I mbijetuari i katërt gjithashtu është dërguar në spital, por në një qytet tjetër, i cili poashtu pas trajtimit është në gjendje stabile. /Telegrafi/

Exit mobile version