Site icon Telegrafi

Aeroplani rrëshqet dhe del nga pista ndërsa ulej në një aeroport të Anglisë – njëri nga pasagjerët përshkruan momentin dramatik

Një aeroplan ka rrëshqitur nga pista në aeroportin Leeds Bradford në Angli teksa ateronte derisa ishte duke rënë një shi i dendur.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi kur aeroplani i TUI – u ul në aeroportin West Yorkshire të premten pasdite.

Një zëdhënës tha: “Ne mund të konfirmojmë se fluturimi TUI TOM3551 që mbërrin nga Greqia këtë pasdite është larguar nga pista gjatë uljes”.

Për fat të mirë nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Aeroporti ishte mbyllur, me fluturimet që janë devijuar në aeroporte të tjera.

Malcolm Fell, i cili ishte në fluturim, e përshkroi incidentin si “dramatik”.

Nuk raportohet për të lënduar apo zjarre.

Aeroporti është mbyllur, me fluturimet në hyrje që janë devijuar në aeroporte të tjera, duke përfshirë Birmingham dhe Manchester.

Malcolm Fell, i cili ishte në fluturim, e përshkroi incidentin si “pak dramatik”.

“Dukej se u shpejtua në vend që të ngadalësohej… Papritur ne u ndalëm në bar”.

Fell tha se krahu i majtë i aeroplanit ishte “i mbuluar me baltë” pas uljes, por tha se të gjithë në bord ishin “mjaft të qetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version