Site icon Telegrafi

Aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane F-15 EX Eagle II shkrep raketën e parë

Forcat ajrore amerikane janë afër vënies në funksion të aeroplanit të ri luftarak në flotën e saj. Fjala është për modelin F-15 EX Eagle II që ka shkrepur raketën e parë gjatë programit simulues dhe sistemit raketor ajër-ajër,.

Ky është një hap i madh për fluturaken që është dizajnuar për të zëvendësuar modelin e vjetruar F-15 Eagle. Aeroplani i ri luftarak po zhvillohet nga kompania Boeing, ka hapësirë për dy anëtarë të ekuipazhit, por mund të ngritën në ajër edhe me nga një pilot, transmeton Telegrafi.

Pasi që ka kontrollin “fly-by-wire” dhe ekranet digjitale në kabinën e pilotit, aeroplani mund të konsiderohet tejet i mirë falë sensorëve të avancuar dhe radarëve, ku brenda fluturakes ka shumë pajisje që e bëjnë të jetë i përshtatshëm edhe për luftë “elektronike”.

F-15 EX Eagle II përdorë platformën e kompanisë Open Mission Systems që rrit tempon e futjes së teknologjisë digjitale në të ardhmen duke përdorur të njëjtën infrastrukturë.

Aeroplani i ri kreu fluturimet e para testuesve gjatë vitit të kaluar, e pas tyre edhe disa tjera. Fillimisht u dërgua në Alaskë ku gjatë stërvitjeve është përdorur në maksimum, e më pas janë kryer edhe një sërë testimesh në tokë dhe gjatë fluturimit për të konfirmuar funksionalitetin në rrethana të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version