Fluturimi me një aeroplan të kompanisë Delta, nga Atlanta për në Fort Lauderdale të Shteteve të Bashkuara, i ka tmerruar udhëtarët dhe nisën të bënin panik, shkaku i rënies së befasishme.
Të gjithë ishin në panik, kur aeroplani që ndodhej në 11,800 metra lartësi, ra brenda shtatë minutave për nëntë mijë metra më poshtë, transmeton Telegrafi.
“Parregullsi dhe presion në kabinë gjatë udhëtimit”, thuhet shkurt në raportin e kompanisë ajrore, që është duke hetuar rastet e kësaj rënie ekstreme.
Derisa të gjithë ishin në panik dhe nga lartë u lëshuan maskat për oksigjen, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me të rënë në 3,000 metra, pilotët e kanë marrë sërish kontrollin mbi aeroplan dhe aterruan ashtu si ishte planifikuar.
Shumë nga udhëtarët e këtij fluturimi, i telefonin më të afërmit e tyre, për t’ju thënë lamtumirën e fundit, nga frika se gjithçka do të përfundonte aty. /Telegrafi/