Site icon Telegrafi

Aeroplani që po fluturonte nga Gjeorgjia në Poloni detyrohet të aterrojë në Bukuresht, shkaku i kërcënimit me bombë (Foto)

Një aeroplan i Wizz Air nga Gjeorgjia në Poloni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Rumani pas një kërcënimi me bombë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Airbus A320 që udhëtonte nga Kutaisi në Gjeorgji në Varshavë të Polonisë u transferua në Bukuresht, ku u ul këtë pasdite.

Kërcënimi me bombë u thirr në aeroportin e Kutaisit nga një grua që dha “detaje shumë të sakta”, tha një zëdhënës.

Të gjithë 173 pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurt, dhe autoritetet po bëjnë kërkime në aeroplan, si dhe skanimin e bagazhit në bord.

“Fluturimi i Wizz Air W6 1576 nga Kutaisi në Varshavë duhej të devijonte në Bukuresht për shkak të një telefonate të dyshimtë që u pranua nga aeroporti i Kutaisit”, ka thënë një zëdhënës i Wizz Air për MailOnline.

Ai ka shtuar se “ekuipazhi veproi në përputhje me procedurat operative, avioni u ul pa probleme në Bukuresht”.

Wizz Air është një linjë ajrore hungareze me kosto të ulët e cila vepron në të gjithë Evropën dhe gjithashtu shërben disa destinacione në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Exit mobile version