Një pilot për të cilin policia tha se kërcënoi të përplaste një avion të vogël në një dyqan të Walmart në Tupelo, Mississippi, mëngjesin e së shtunës është ende në ajër.
Një burim qeveritar i njohur me situatën i thotë CNN se avioni po fluturon mbi pyllin kombëtar Holly Springs. Policia e Tupelo-s nuk është më në komunikim me pilotin, thotë burimi, transmeton Telegrafi.
“Në këtë kohë situata po vazhdon, të gjitha e urgjencës në zonën tonë janë në gatishmëri”, tha Policia e Tupelo-s në një njoftim për shtyp të shtunën në mëngjes. “Me lëvizshmërinë e një aeroplani të atij lloji, zona e rrezikut është shumë më e madhe se Tupelo”.
https://www.youtube.com/watch?v=Zjyh5k2KaQU&ab_channel=BIGDATAAMBURADUL
Dyqani Tupelo Walmart është “aktualisht i mbyllur dhe i evakuuar”, tha për CNN, Charles Crowson, drejtor i Zyrës së Shtypit të Walmart.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me hetuesit vendas dhe po i referojmë pyetjet te zbatimi i ligjit”, shtoi ai. /Telegrafi/