Site icon Telegrafi

Aeroplani probleme me motor, derisa po ngrihej – ndërpriten të gjitha fluturimet në Aeroportin e Stansted në Londër (Video)

Një aeroplan pasagjerësh është evakuuar në pistën e aeroportit të Stansted në Londër pasi kapiten e ndërpreu ngritjen e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, merret vesh se aeroplani ka pësuar një dështim në motor, para se të fillonte ngritjen për të fluturuar drejt Vjenës.

Siç thuhet tutje, Airbus A320 kishte vështirësi për tu ndalur. Pasagjerët në bordin e avionit u evakuuan nga dalja emergjente, duke detyruar Kontrollorët e Trafikut Ajror për të ndaluar të gjitha nisjet dhe ardhjet.

Kështu, fluturimet për dhe nga aeroporti do të shtyhen për pjesën tjetër të natës. Dhjetëra aeroplanë që do të mbërrijnë në Stansted janë shmangur në aeroporte alternative.

Pasagjerët thanë se dëgjuan një “kërcitje” kur avioni mori shpejtësinë në pistë përpara se të ndalej.

Për fat të mirë, mediat raportojnë se nuk pati ndonjë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version