Një aeroplan privat është rrëzuar në një rrugë në Tegucigalpa, Honduras, pak pasi u largua nga pista.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën gjashtë persona u plagosën, pa të vdekur, me gjithë faktin se pamjet tregojnë se aeroplani ishte ndarë në gjysmë.
Agjencia e Aviacionit e Hondurasit tha se incidenti ndodhi të martën në orën 11:15 ndërsa aeroplani po largohej nga Tegucigalpa.
A Gulfstream G200 Galaxy N813WM suffered a runway excursion on landing at Tegucigalpa Toncontin Airport on Tuesday. The aircraft went down a slope and came to rest across a road. There were no injuries among the 2 crew and 5 passengers onboard.
— Brendan Grainger (@Highflyermel) May 22, 2018
Aeroplani, një Gulfstream G200 Galaxy N813WM, thuhet se është rrëzuar në fund të një piste prej dy kilometrash në aeroportin ndërkombëtar Toncontin, i njohur si një nga aeroportet më të rrezikshme në botë për shkak të pistës së saj të shkurtër dhe një qasje të ndërlikuar.
Kjo pasi që aeroporti ndodhet në një terren shkëmbor dhe është i rrethuar nga lagjet rezidenciale.
Sipas autoriteteve, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme.
Gjithashtu është bërë e ditur se aeroporti përkohshëm mbylli të gjitha operacionet, pasi autoritetet po siguronin që ishte e sigurt të vazhdonte me fluturimet. /Telegrafi/