Telegrafi

Aeroplani përplaset për teleferikun në Alpet Italiane, mbetet i varur për kabllot për rreth 90 minuta – autoritetet rrëfejnë ngjarjen

Një pilot dhe pasagjeri i tij kishin një shpëtim të mrekullueshëm “pasi aeroplani i tyre u përplas në një teleferik në Alpet Italiane”.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë se si aeroplani u ngatërrua në kabllot e sipërme që vinin në lëvizje një ski lift dhe u la i mbërthyer përmbys.

Piloti, 62 vjeç, u hodh nga aeroplani në krah përplasje në një vendpushim italian në Lombardi në veri të vendit.

Ai nuk pësoi lëndime të rënda dhe u transportua në një spital në Sondalo aty pranë.

Ndërsa një turist 55-vjeçar nga Varese, i cili ishte pasagjer, shpëtoi i palënduar fizikisht.

Dyshja u përfshinë në një operacion kompleks shpëtimi 90-minutësh që përfshinte 20 personel të ushtrisë, zjarrfikës dhe shpëtues shpellash dhe malesh.

Aksidenti, në mesditën e së dielës, ka ndodhur në vendpushimin e skive Prato Valentino në Teglio.

Një zëdhënës i Corpo Nazionale Netherorso Alpino e Speleologico, tha se ishte ‘një mrekulli’ që të dy njerëzit mbijetuan.

Walter Milan tha: “Ata vërtet ishin shumë, me shumë fat. Ishte një shpëtim i mrekullueshëm. Aeroplani u rrëzua për kabllot, por fatmirësisht u mbërthye në to, në vend se të rrëzohej për tokë”.

“Operacioni i shpëtimit ishte shumë i ndërlikuar. Shpëtimtarët duhej të manovronin me shumë kujdes përgjatë kabllove – shumë, shumë ngadalë. Ne nuk donim që kabllot të lëviznin më shumë seç duhej”.

“Pastaj litarët u siguruan rreth dy burrave. I gjithë operacioni për t’i sjellë ato në siguri zgjati një orë e gjysmë”, ka thënë ai.

Ndërkohë autoritetet e ligjit kanë thënë se është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e përplasjes. /Telegrafi/