Pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një parking të supermarketit Lidl, pranë Lisbonë në Portugali.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të katër anëtarët e ekuipazhit u vranë në aksident, si dhe si një njeri në terren.
Aeroplani besohet të ketë shpërthyer në ajër para se të përplasej pranë supermarketit në një zonë banimi.
Ai ra mbi një kamion në parkingun e makinave, i cili kishte sjellë produkte për supermarketin, duke mbytur shoferin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në mesin e të vdekurve janë një pilot zviceran, tre pasagjerë francezë në aeroplan dhe një shofer kamioni portugez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Daz6sMc35PE