Një djalë 12-vjeç është në mesin e pesë personave që humbën jetën nga përplasja me një aeroplan të vogël në aeroportin e Phoenix, Arizona.
Sipas hetimeve preliminare, fluturakja me gjashtë ulëse HondaJet HA-420 ishte nisur për në Provo të Utah, kur ndërpreu fluturimin dhe zbriti në aeroportin Falcon në Mesa, transmeton Telegrafi.
Aeroplani u përplas në rrethojën mbrojtëse të aeroportit, dhe u përplas më pas direkt me një veturë që ishte në lëvizje në një rrugë në perëndim të aeroportit.
Sipas kullës së aeroportit, aeroplani po lëvizte me shpejtësi më të madhe sesa që e kishte të lejuar dhe kjo i vështirësoi punën derisa po ulej në pistë.
Pamjet nga ajri të filmuara nga helikopterët e mediave amerikane, shfaqin fluturaken dhe veturën e shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/