Telegrafi

Aeroplani për Tiranë, tani nën 100 euro bileta

Aktualisht, bileta kthyese për Tiranë kushton deri në 125 euro, shkuarje-ardhje.

Merret vesh se për të hyrë në fuqi heqja e taksës për udhëtarë, pritet nënshkrimi i një udhëzimi administrativ nga ana e ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmi Limaj.

Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, deklaroi se aeroporti është i gatshëm të heqë taksën me qëllim uljen e çmimit të biletave me regjionin.

“Ne jemi të interesuar të shpeshtojmë linjën aktuale prej aeroportit të Prishtinës dhe aeroporteve të tjera në largësi prej 200 kilometrave, me qëllim të shpeshtimit të linjave dhe të numrit të udhëtarë e”, tha për telegrafi.com, drejtori i ANP-së Agron Mustafa.

Aktualisht në ANP, nuk ka asnjë linjë me vendet e rajonit, përveç Tiranës, me të cilën ka fluturime dy herë në ditë me kompaninë “Belle Air”. /Telegrafi/