Site icon Telegrafi

Aeroplani për shuarjen e zjarrit rrëzohet në malin e Etnas – publikohen pamjet e tmerrshme të aksidentit

Një aeroplan zjarrfikës është rrëzuar në shpatet e malit Etna gjersa po vazhdojnë kërkimet për dy pilotët që ndodheshin në bord, thanë autoritetet italiane.

Sipas raportimeve, një aeroplan zjarrfikës u rrëzua gjatë shuarjes së zjarrit në malin Calcinera, në provincën e Catanias (Sicili), njoftuan zjarrfikësit në një mesazh në Twitter.

Aeroplani u rrëzua në anën e malit, shtuan ata dhe thanë se kërkimi për pilotët po vazhdon.

https://twitter.com/BomberoForestaI/status/1585672683102081025

“Ka pasur shumë shpërthime pas goditjes. Aeroplani u shkatërrua dhe zjarrfikësit janë në kërkim të dy pilotëve”, tha Salvatore Cocina, drejtor rajonal i mbrojtjes civile.

“Ekipet e mia e panë atë të rrëzohej dhe më pas kishte shumë tym. Aeroplani është shkatërruar plotësisht”, tha drejtori i Mbrojtjes Civile të Siçilisë, Cocsina.

Avioni kishte për detyrë të shuante një zjarr në malin Calcinera, në jug të Linguaglossa.

Etna, 3357 metra e lartë, është vullkani më i lartë aktiv në Evropë me shpërthime të shpeshta. /Telegrafi/

Exit mobile version