Site icon Telegrafi

Aeroplani me pasagjerë përplaset në det, zhytësit australianë arrijnë të futen brenda dhe t’i shpëtojnë (Video)

Një grup zhytësish australianë kanë ndihmuar pasagjerët t’i shpëtojnë vdekjes, pasi aeroplani i tyre u përplas në ujë në Micronesia.

Aeroplani i aviokompanisë Air Niugini, ka përfunduar në ujë pak para se të arrinte na aeroportin ndërkombëtar Chuuk në Ëeno, transmeton Telegrafi.

Por, Adam Milburn ish-pjesëtarë i marinës australiane angazhoi një ekip zhytësish që jetojnë në Micronesia, dhe me një barkë të vogël u nisën drejt aeroplanit që po fundosej për t’i shpëtuar pasagjerët që kishin ngecur brenda.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen zhytësit duke u futur në aeroplanin e tipit Boeing 737, dhe arrijnë të nxjerrin pasagjerët që i kishte kapluar paniku. /Telegrafi/

Exit mobile version