Telegrafi

Aeroplani i parë izraelit aterron në Bahrejn

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë zbarkuan në Bahrejn, në fluturimin e parë simbolik komercial midis Tel Avivit dhe Manamas.

Kjo vjen një muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe këtij vendi të Gjirit.

Një Boeing 737 izraelit u ngrit nga Tel Avivi këtë mëngjes dhe u ul tre orë më vonë në Manama, konfirmoi Ministria e Jashtme e Izraelit. LY973 ishte fluturimi i parë zyrtar, por individë privatë nuk mund të blinin bileta.

Fluturimet e para tregtare “të vërteta” për turistët dhe njerëzit e biznesit nga Izraeli dhe Bahrejni do të jenë një nga temat e negociatave të planifikuara bilaterale dhe takimeve të punës.

Ata gjithashtu do të diskutojnë mbi diplomacinë, mjekësinë, teknologjinë, tregtinë dhe turizmin. /Telegrafi/