Telegrafi

Aeroplani me parashutistë rusë rrëzohet pak pasi ngritet në ajër, humbin jetën 16 persona

Në Rusi është rrëzuar një aeroplan i titpit L-410 që po transportonte 20 parashutistë – duke u përplasur në afërsi të qytetit Menzelinsk të Tatarstanit.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 16 parashutistë, ka njoftuar ministria rus për Situata të Jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit L-410 që ishte në pronë të nja aeroklubi i cili u rrëzua pak momente pasi u ngrit në ajër.

Në aeroplan gjendeshin 23 persona, ku shumica prej tyre parashutistë. Të dhënat preliminare tregojnë se 16 persona përfshirë dy pilotë kanë humbur jetën, derisa shtatë tjerë janë shpëtuar.

Aeroplani L-410 është fluturake transportuese për linja të shkurtra i cili u prodhua në Çeki gjatë viteve të 70-ta. Në shtator një rrëzim i ngjashëm i një aeroplani tjetër ndodhi në IIrkutsk në juglindje të Siberisë.

Si pasojë e këtij rrëzimi patën humbur jetën katër persona e 12 tjerë kishin pësuar lëndime. /Telegrafi/