Site icon Telegrafi

Aeroplani nuk mund të aterronte, shtyhet takimi mes Mogherinit dhe udhëheqësve të Bosnjë dhe Hercegovinës

Takimi i Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini me përfaqësuesit e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës është vonuar.

Kjo siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për shkak të pamundësisë së aterrimit të aeroplanit me të cilën po udhëtonte ajo në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës.

Shkaktar thuhet të ketë qenë mjegulla e cila ka “kapluar” pistën e këtij aeroporti.

Siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, Federica Mogherini do të bëjë një vizitë sot në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, kryetarin e Këshillit të Ministrave, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Igor Crnadak.

Mogherini dje ka vizituar Malin e Zi, ku u takua me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe parlamentit.

Shefja e diplomacisë evropiane, nga 1 deri në 4 mars në një vizitë në vendet e rajonit, përveç Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version