Site icon Telegrafi

Aeroplani i nisur nga Polonia u ndalua në aeroportin e Londrës për shkak se “kërcënonte sigurinë”

Njësitet emergjente në aeroportin Getwick të Londrës, kanë nisur ta hetojnë një aeroplan që ndaloi në pistë, ndërsa përbën “kërcënim të sigurisë”.

Megjithëse ky easyJet i nisur nga Krakova e Polonisë aterroi me sukses, mbeti në pistë dhe udhëtarët nuk u lejuan të dilnin, transmeton Telegrafi.

“Sapo kemi aterruar, por kemi mbetur në pistë. Kapiteni i fluturimit, sapo tha se është bërë shkaku i kërcënimit të sigurisë së aviacionit. Njësitet emergjente janë duke bërë kontrollet”, ka shkruar në Twitter Joel Smith, që ndodhej brenda këtij aeroplani.

Raportohet se ndalesa ka zgjatur vetëm 22 minuta dhe kontrolli ishte më shumë protokollar, se sa për rrezikut për ndonjë kërcënim.

Shkaku i kësaj ndalese, tri aterrime janë vonuar por janë kryer brenda një kohe të shkurtër dhe pista i është kthyer gjendjes normale. /Telegrafi/

Exit mobile version