Telegrafi

Aeroplani i nisur nga New York-u u detyrua të kthehej në pikën e nisjes kur një kalë në bord u lirua nga stalla

Më pak se 20 minuta në udhëtimin e tij, një aeroplan islandez i Air Atlanta u detyrua të kthehej prapa, kur një kalë në ngarkesën e aeroplanit u shkëput nga stalla.

Aeroplani u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar John F.Kennedy i New York-ut për në Belgjikë kur kali u lirua dhe ekuipazhi në bord nuk arriti ta kthente në stallë, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet aeroplani ishte ngjitur në 9,400 metra lartësi mbi Boston kur pilotët kontaktuan kontrollin e trafikut ajror.

Pilotët zbarkuan përsëri në aeroportin JFK pasi hodhën 20 ton karburant.

Ata kërkuan gjithashtu ndihmën e një veterineri, pasi kali nuk ishte në gjendje të mirë, megjithëse nuk është e qartë se çfarë kishte ndodhur me kafshën. /Telegrafi/