Telegrafi

Aeroplani ngec në kabllo të çeliktë, çifti bashkëshortor që mbetën të varur shpëtohen në momentet e fundit (Foto/Video)

Një udhërrëfyes në mënyrë spektakolare ka arritur të shpëtojë çiftin bashkëshortor, të kishin ngecur në një kabllo kur aeroplani i tyre u përplas në të dhe mbeti i varur.

Aeroplani i tipit “Bat Hawk” po lëvizte në kabllo nga erërat e forta, kurse dyshja që ishin në aeroplan u shpëtuan në momentet më kritike nga një udhërrëfyes në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.

Piloti Peter dhe gruaja e tij Mary që të dy në të ’60-at, po fluturonin me aeroplan por gjatë fluturimit nuk e kishin vërejtur një kabllo të çeliktë në të cilën u përplasën, dhe helika e tyre mbeti e varur në të në 90 metra lartësi.

Por, ishte Rob Thomas, 51-vjeç që u ngjit nëpër kabllo për të shpëtuar çiftin, pasi ishte i bindur që ekipet e shpëtimit në momentin që do të tentonin ta heqin aeroplanin nga kablloja, ata do të binin të vdekur në tokë.

Kjo kabllo e çeliktë (zip line) përdorej për të transportuar qytetarët nga njëra anë e qytetit të Johannesburgut në tjetrën, duke lëvizur me 160 kilometra në orë. /Telegrafi/