Site icon Telegrafi

Aeroplani ngatërron rrugë – në vend të Gjermanisë, përfundon në Skoci

Një fluturim i British Airways i cili u nis nga Londra dhe kishte si destinacion Düsseldorf, Gjermani, përfundoi në Edinburg të Skocisë.

Sipas BBC, ky ishte një gabim i rrugës, pas së cilës fshihet plani i gabuar i fluturimit.

Komandantit dhe bashkëpilotit të aeroplanit, siç pranohet nga vetë British Airways, duket se u janë dhënë harta të gabuara, koordinatat e të cilave më pas hynë në mënyrë të pashmangshme në sistemin e navigimit.

Kur dëgjuan “Mirësevini në Edinburg”, “mirësevini në Edinburg”, udhëtarët ishin të bindur se ishte një shaka, përcjell bw. Por në fakt e gjithë ngjarja rezultoi të ishte e vërtetë.

“Kërkojmë falje klientëve për këtë pengesë në udhëtimin e tyre dhe ne do t’i kontaktojmë ata individualisht”, u shpreh në një deklaratë linja ajrore, e cila sugjeron disa dëmshpërblime të mundshme mbi pagesat.

Ndërkohë British Airway ka njoftuar se ka hapur një hetim për arsyen pse nisja është prezantuar si një plan i gabuar i udhëtimit.

Exit mobile version