Një fluturim i Lufthansa-s nga Los Angeles në Gjermani u devijua në Aeoportin Ndërkombëtar të O’Hare të hënën mbrëma, pasi një laptop mori flakë në bord.
Fluturimi 457 i Lufthansa nga L.A në Frankfurt u detyrua të bënte një “ulje të paplanifikuar” në O’Hare pak para orës 21:30, pasi laptopi i një pasagjeri u nxeh shumë, duke shkaktuar një zjarr të vogël në bord, sipas një zëdhënësi të Lufthansa, transmeton Telegrafi.
“Zjarri i vogël u shua gjatë fluturimit përpara zbarkimit. Siguria në bord nuk u cenua në asnjë moment”, tha zëdhënësja e Lufthansa, Christina Semmel në një email.
Asnjë pasagjer nuk u lëndua, por dy stjuardesa morën trajtime në aeroport për thithjen e tymit.
Lufthansa tha se po ndihmonte pasagjerët të rezervonin fluturime të reja për në destinacionet e tyre përfundimtare.
“Lufthansa shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazheve ka përparësi në çdo kohë”, tha Semmel. /Telegrafi/