Dy persona u lënduan kur një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një rrugë të ngarkuar në qytetin nigerian të Lagos.
Sipas autoriteteve, incidenti kishte të ndodhur të martën pasdite, transmeton Telegrafi.
Byroja e Hetimit të Sigurisë Nigeriane (NSIB) tha se aeroplani Jabiru J430 operohej nga Air First Hospitality & Tours dhe ishte në një fluturim provë me dy persona në bord.
“Aeroplani mori flakë nga përplasja, por flakët u frenuan nga reshjet pas atij momenti. Dy personat në bord u dërguan në spital”, tha NSIB.
Nuk u raportua për viktima.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit. /Telegrafi/