Telegrafi

Aeroplani i mbushur me të burgosur të rrezikshëm u detyrua të bënte aterrim emergjent, shkaku i shkëputjes së një paneli

Shkëputja e një paneli, ka detyruar aterrimin emergjent në Nothern Territory të Australisë, të një aeroplani të mbushur me të burgosur të rrezikshëm.

NT Corrections po i transportonin të burgosurit nga Darwin për në Alice Springs, kur një defekt në aeroplan bëri që fluturimi të ndalonte dhe të krkohej për një hapësirë sa më të afërt për aterrim, transmeton Telegrafi.

Ulja e suksesshme është bërë në Tennant Creek, ku është nevojitur të mblidhen policë shtesë dhe shumë roja të sigurisë.

Kjo ka kushtuar rreth 30 mijë euro, para të cilat janë mbledhur nga taksa paguesit, megjithëse gjithçka përfundoi me sukses.

Shërbimet korrektuese të zonës, kanë ndihmuar në akomodimin e të burgosurve, pasi që aeroplanit që iu shkëput një panel, duhej të riparohej meqë kishte rrezik se mund të ketë edhe dëmtime tjera. /Telegrafi/