Mediat ruse raportojnë se një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Murmansk në Rusi.
Aeroplani është rrëzuar në një liqen, kurse pilotët thuhet se kanë arritur të katapultohen, transmeton Telegrafi.
Një video amatore shfaq aeroplanin ushtarak të përfshirë nga zjarri, i cili humbte lartësinë dhe binte me shpejtësi të madhe.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, por rrëzimet e fluturakeve ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë bërë të shpeshta.
Janë raportuar dhjetëra raste nga shkurti i vitit të kaluar, që sipas ekspertëve të sigurisë tregon se Rusia ka pajisje të vjetërsuara. /Telegrafi/
Russian media reports that a military plane crashed in the Murmansk region, Russia.
The fighter jet fell into the lake and the pilots ejected, the media reported. pic.twitter.com/XXO9hCc8pp
— NEXTA (@nexta_tv) April 26, 2023