Një aeroplan luftarak rus ka fluturuar shumë pak metra larg aeroplanit amerikan spiun mbi Detin e Zi.
Aeroplani rus i tipit Su-27 ka fluturuar vetëm 6 metra larg aeroplani amerikan P-8, derisa zyrtarët ushtarakë këtë manovër e kanë quajtur “joprofesionale”, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët rus dhe ata amerikanë “takohen” në qiell.
Muaj më parë aeroplani rus Su-27 kishte fluturuar vetëm 1.5 metra larg aeroplanit amerikan EP-3, të cilit në një moment i del përpara dhe ia prenë rrugën derisa fluturonin mbi Detin e Zi.
Koloneli Zach Harrell, zëdhënës i forcave detare amerikane në Evropë, ka refuzuar të komentoj. /Telegrafi/